UBT

Në Komunën e Vitisë fillojnë punimet në rregullimin e katër tregjeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në kuadër të një projekti të Komunës së Vitisë, pritet që së shpejti të filloj rehabilitimi i tregjeve të gjelbër dhe të kafshëve në Viti dhe Pozheran.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kanë vizituar sot fshatin Drobesh pasi që përballë të varrezave të këtij fshati kanë filluar punimet në ndërtimin e tregut të kafshëve.

Ky treg deri me tani ka qenë për skaj të rrugës magjistrale Viti-Gërlicë. Tregu i ri i kafshëve në Drobesh do të këtë një sipërfaqe të rregulluar prej 1 hektarësh dhe zhvendosja e saj është mirëpritur nga qytetarët.

ARKATANA

Gjatë vizitës që kanë bërë sot, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural me në lokacionin e ri të tregut të kafshëve në Drobesh për të parë nga afër punimet që kanë filluar në rregullimin e këtij tregu ata janë pritur nga qytetarët e këtij lokaliteti të cilët thanë se institucionet komunale të Vitisë përmes projekteve të tyre po përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Me këtë rast Kryetari Haliti tha se pos projekteve të shumta të cilat janë realizuar në lokalitete të ndryshme të kësaj komune ata e kanë parë të arsyeshme që të krijojnë kushte sa më të mira për tregtarët të cilët përmes veprimtarisë së tyre po i sjellin të mira shoqërisë. “Si kryetar i kësaj komuna jam përkushtuar që të realizoj projekte të cilat janë në interes të përgjithshëm. Sot përveç se kemi filluar me rregullimin e tregut të kafshëve në Drobesh do të fillohet së shpejti edhe me rregullimin e tregut të gjelbër në Viti, rregullimin e tregut të kafshëve dhe atij të gjelbër edhe në Pozheran. Gjithë kjo punë po bëhet që tregtarët tanë të kenë kushte sa më të mira që të plasojnë produktet e tyre në treg por edhe për qytetarët të cilët do t`i shfrytëzojnë këto tregje”, u shpreh Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.