Hidromorava

Në Komunën e Gjilanit janë shuar të gjitha zjarret falë intervenimit të zjarrfikësve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – “Shërbimi i zjarrfikësve në Gjilan gjatë ditës së sotme kishte një numër të madh të intervenimeve, si pasoj e inicimit të zjarreve masive në lokacione të ndryshme, por, fatmirësisht të gjitha këto zjarret janë lokalizuar dhe gjendja tani është e qetë dhe pa asnjë zjarr”.

Kështu ka bërë të ditur drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, i cili ka falënderuar zjarrfikësit e Gjilanit, zyrtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Policinë e Kosovës për mbështetje, duke apeluar tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëhen shkaktar të inicimit të zjarreve, sepse, sipas tij ato gjatë zhvillimit shkaktojnë një rrezik të përgjithshëm.

FIDANISHTJA

“Vlenë të theksohet gjendja në fshatin Cërnicë, ku kishim rrezikim edhe të pronave private – shtëpive, por edhe zjarri që ka përfshirë territorin e fshatit Livoç. Ato kanë marrë hov të shpejt dhe janë zgjeruar në hapësirë edhe falë erërave të forta. Që nga mesdita rreth orës 12:00 e deri rreth orës 19:00 të mbrëmjes zjarrfikësit kanë qenë në terren. Gjatë ditës së sotme përpos në Cërnicë dhe në Livoç, kemi intervenuar edhe në Llashticë, Velekincë, pastaj në fshatin Caparë, por fatmirësisht që të gjitha janë shuar”, ka thënë drejtori Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.