Në Kokaj kapet mall ushqimor i kontrabanduar

Gjilan – Në fshatin Kokaj të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë pasi që i njëjti është ndaluar duke transportuar mall ushqimor pa dokumente përkatëse njoftoj policia e Kosovës.
Në konsultim me prokurorin malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardh” ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./rajonipress/