ARKATANA

Në kohë të vështirë e të mirë, gjithmonë me LDK-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Valentina Bunjaku Rexhepi – Unë kam votuar mocionin e mosbesimit, sepse thjesht, nga vetë emërtimi: kishim mosbesim. Partneritetin e ruan besimi dhe respekti i ndërsjellë, madje më shumë se dashuria plot pasion. Ne nuk e rrëzuam Qeverinë, por u vetërrëzua. Iku nga përgjegjësia, sepse deshi të mbetej lider i pagabueshëm. Lehtë është të ikësh, por sfidë është të ballafaqohesh. Megjithatë, ka shpresë, sepse përgjatë udhës, e kemi aleatin më të mirë në histori: SHBA-në.

Ju mund të më linçoni dhe mund të më akuzoni, por do të kuptohet më vonë, pas daljes nga populizmi dhe propaganda aktive në mediet sociale. E frikshme qasja e ish-partnerit me etiketime, njollosje dhe pushtime sms-ësh, duke thyer edhe të dhënat personale.

Unë si deputete e ruaj shtëpinë time, LDK-në, sepse jam rritur me të. Unë ku ha bukë, jam mirënjohëse përjetësisht. E mbroj dinjitetin, frymën, identitetin e LDK-së.

Mobi Casa

Kur cenohet filozofia e saj e partneritetit, e bashkëpunimit e respektit, unë rezistoj me votën e lirë. Prandaj, e çova dorën, sepse besova ashtu se ishte e drejtë, dhe ndihem mirë që hyra në radhën e atyre që mbrojnë shtëpinë e vet, LDK-në. Lehtë është ta ndjekësh populizmin, por me sfida ta zgjedhësh rrugën e përballjes. LDK e ruan traditën e ruajtjes së partneritetit me SHBA-në, sepse beson në të. Besimi në SHBA-në e bëri mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti.

Besimi mbi Amerikën ishte vota ime. Besimi im në LDK-në për këtë kurrë nuk lëkundet. Dhe kështu do ta mbrojmë interesin strategjik të Kosovës. E tashmja na duket sfiduese, por e ardhmja e ndritur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.