Në Kllokot shumë falsifikime, prokuroria duhet të veprojë me urgjencë
Gjilan – Në një dokument, komisionerët dhe vëzhguesit deklarojnë për parregullsi gjatë procesit të votimit qendrën e votimit “Sveti Sava” në Kllokot ku janë nënshkruar 12 dëshmitar.
Ata theksojnë dy pika kryesore:
Konstatimi i votimit në grup është vërejtur se disa persona kanë votuar në emër të tjerëve, duke vepruar si pjesë e një strukture të organizuar, e cila ka penguar qytetarët të votojnë në mënyrë të lirë dhe të pavarur.
Votimi me asistencë dhe dokumente të falsifikuara është konstatuar se disa votues kanë kryer votimin me asistencë duke përdorur dokumente të dyshimta ose të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë siguruar nga struktura paralele serbe. Dokumentet nuk janë lëshuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, por janë ofruar nga organizatorët e një skeme të orkestruar./rajonipress/


