RCCOLA

Në Kllokot ka filluar procesi i zgjedhjes së përfaqësuesve të fshatrave

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kllokot – Komuna e Kllokotit në mbështetje të projektit për qeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, që implementohet nga Helvetas Intercooperation dhe që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, ka filluar procesin për zgjedhjen e përfaqësuesve të këshillave të fshatrave, lagjeve dhe vendbanimeve.

Ky proces në Komunën e Kllokotit, vije pak kohë pasi Kuvendi Komunal kishte miratuar rregulloren e re për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat dhe lagjet.

Sasha Mirkoviq, ka thënë se ashtu siç parashihet me rregulloren komunale për bashkëpunim me fshatrat, komuna ka bërë përgatitjet e nevojshme që procesi i zgjedhjes së këshillave të fshatrave të ecë si është më së miri dhe ai tashmë ka filluar me tubimin zgjedhor të mbajtur në fshatin Vërbovc ku qytetarët kanë marrë pjesë aktive në zgjedhje dhe kanë zgjedhur këshillin e fshatit prej 7 anëtarëve e kryetar është zgjedhur Stanimir Mitroviq. Edhe në fshatin Gërqar mbrëmë është mbajtur tubimi zgjedhor për Këshillin lokal.

RCCOLA

“Falënderojmë projektin LOGOS për mbështetjen që i ka dhënë Kllokotit si në hartimin e rregullores për bashkëpunim me fshatra ashtu edhe për procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve të fshatrave, pasi ky proces i mundëson qytetarëve që përmes përfaqësuesve që zgjedhin vetë ata të përfaqësohen dhe të jenë më afër komunës”, ka thënë Mirkoviq.

Edhe Fatime Rrahmani, zyrtare e projektit LOGOS, ka thënë se ky projekt ka mbështetur komunën e Kllokotit në hartimin e rregullores komunale e cila nga kjo komunë është hartuar në konsultim të plotë edhe me MAPL-në dhe pas miratimit të kësaj rregullore nga Kuvendi Komunal, ka filluar edhe zgjedhja e përfaqësuesve të fshatrave, ka thënë Aziz Zuka, zyrtar për informim i komunës së Kllokotit./rajonipress/