Në Kllokot flitet për rritjen dhe vetëdijesimin rreth rolit të Komiteteve Lokale për Siguri Publike

Gjilan – Të martën Policia e Kosovës, njësitet policia në bashkësi në nivel rajonal, në vazhdën e zbatimit të Strategjisë “Policimi në Bashkësi” kanë marrë pjesë në takimin e Komitetit për Siguri Lokale të Komunës së Kllokotit.

Në takim Komandanti i Stacionit Policor të Kllokotit tha se situata e sigurisë në Komunën Kllokot mjedis i përzier etnik është për lavderate, si dhe e çmoi lartë punën e Këshillit Lokal të Sigurisë duke i inkurajuar pjesëmarrësit që të vazhdohet me projekte që janë në të mirë të Komunitetit, duke ofruar bashkëpunim dhe mbështetje pa rezervë nga ana e policisë së Kosovës stacioni policor i Kllokotit.

Përfaqësuesit e këtij komuniteti shpalosën projektet e tyre me theks të veçantë krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt, dhe u diskutuan projekte veçanërisht për siguri rreth shkollave, rregullimin e hapësirave për këmbësor, ndriçim në vendet të errëta gjatë natës, dhe për një mjedis të pastër dhe pa mbeturina.

Përfaqësues të OSBE si organizatore bashkë me Policinë e Kosovës, i mbështetën këto iniciativa dhe premtuan se do t`i mbështesin të gjitha projektet që kanë qëllim përmirësimin e kushteve dhe ambient të sigurte për komunitetin thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit zëdhënës i policisë rajonale./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).