Në Kllokot aksidentohen dy vetura, lëndohen dy vozitës dhe një pasagjerë

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime në Kllokot të Vitisë.
Sipas policisë nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vetura “Opel Vectra” me tabela 06 me vozitës shqiptar kosovar ishte ndalur në rrugë, dhe në atë moment vetura Renault me tabela 05 besohet për shkak të dukshmërisë së dobët nga mjegulla ka goditur veturën Opel.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar të dy vozitësit dhe një pasagjerë. Rasti procedohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/