Ne kështu e ju ashtu!

Mbretnisë shqiptare i erdhi nji ftesë që ta dërgonte nji përfaqësues që do të merrte pjesë në nji simpozium ndërkombëtar që do të mbahej në Itali. Shumëherë ma parë NMT mbreti Zog në takime të tilla ndërkombëtare në Europë e gjetkë e kishte dërgue at Gjergj Fishtën edhe kësaj here ai i çoi fjalë atit dhe në Pallatin Mbretnor folën, u përqafuen dhe e pitën nga nji kafe dy burrat e mëdhej të Shqipnisë.
At Fishtën nuk kishte nevojë me e mësue çka të fliste e çka të thoshte atje, nuk duhej as të shkonte mbrapa tij kurrfar përkthyesi sepse ai i dinte gjuhët kryesore botnore.
Në fund mbreti i uroi atit rrugë të mbarë, i dha pare dhe e përshendeti e e përcolli. Në ditën e caktueme ati mbërrini në vendin e duhun ku do të mbahej takimi ndërkombëtar, këtu e priste detyra dhe puna atdhetare, përfaqësimi i denjë i Shqipnisë. Hyni mbrenda dhe u paraqit tek ata që kryenin detyrën e tyne zyrtare.
Ati u tha atyne se ishte nga Shqipnia dhe se përqafonte Mbretninë Shqiptare, njani prej tyne shtrembëroi hundën dhe me gojë bani prrrrrt!
Ky gjest i ult e antishqiptar e hidhëroi së tepërmi atin i cili hyni në sallën qendrore por nuk po zihej vendi-vend, ai birqeni e kishte idhnue së tepërmi njeriun tonë po ky ishte rrush me mend, koka i punonte dhe pa nji pa dy i shkoi mendja dhe doli jasht pallatit nga nji dalje tjetër, dytësore.
U soll andej dhe sërisht mbërrini e hyni nga hymja kryesore, ata e panë dhe e njohën dhe e pyetën pse kishte ardh sërisht dhe çka ndodhi, etj.?
At Fishta këtë po kërkonte dhe ju tha: “unë kapërceva këtupari para disa minutash po tashti erdha me ju kallëzue juve se ne shqiptarët pordhemi me b. ndërsa ju po pordhshi me gojë!
Qamil. S. Dardhankodra
Llashticë, Gjilan/ Toronto, Kanadë