Eko Higjiena

Në kërkim të kosovarit, ka kryer 82 plaçkitje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Policia austriake është vënë në kërkim të shqiptarit nga Kosova që dyshohet të ketë kryer 82 plaçkitje, duke shkaktuar 1.4 milionë dëme.

Gruaja e kosovarit të kërkuar nga policia që ishte arrestuar në muajin shkurt kishte deklaruar për policinë se burri i saj nga Kosova është hajn profesionist, raportojnë mediet austriake.

Policia i kishte rënë në gjurmë hajnit profesionist qysh në muajin shkurt gjatë plaçkitjes së një shtëpie. Ai është vënë re nga një banore në Krispl të Austrisë, duke ikur me stolitë e vjedhura.

Në një veturë e bardhë PKW e dyshimtë që është parë në disa vende pas plaçkitjeve të raportuara, është kontrolluar nga policia. Në të është kapur 21-vjeçarja austriake që është prezantuar si gruaja e hajnit profesionist nga Kosova.

Ajo ka thënë se me shqiptarin nga Kosova është njoftuar më 2010 në Salzburg, ku dhe shumë shpejt ishin martuar. Çifti kishte jetuar vetëm nga hajnia.

ARKATANA

Kosovari nga tetori deri në mars të këtij viti mesatarisht katër herë në javë kishte plaçkitur shtëpitë. Ai më së shumti kishte vjedhur stoli ari, kamera, laptopë dhe para të gatshme.

Shumica e gjërave të vjedhura kishte arritur t’i shiste nëpër Austri, ndërsa të tjerat i ka dërguar në Kosovë.

22-vjeçari nga Kosova plaçkitjet i ka realizuar në bashkëpunim me një tjetër hajn nga Maqedonia dhe të tjerët të panjohur për policinë. Në dy shtëpitë e kontrolluara të çiftit policia ka gjetuar gjëra të vlefshme.

Deri tash policia ka konstatuar për një total prej 82 plaçkitjesh, me dëme deri 1.4 milionë euro të kryera nga banda e shqiptarit nga Kosova.

Austriakja i ka thënë policisë se ka shoqëruar burrin e saj gjatë vjedhjeve, ngase ka qenë e kërcënuar. Kosovari është ende në arrati, ndërsa gruaja e tij austriake është burgosur që nga muaji shkurt. (albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.