Uji Dea

Në Kamenicë zyrtarët komunal trajnohen për hartimin e buxhetit komunal

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Qëllimi i organizimit të trajnimit të tretë një ditor me anëtarët e Kuvendit Komunal ishte përfitimi i njohurive lidhur me kornizën buxhetore dhe hartimin e buxhetit komunal. Në këtë trajnim anëtarët e kuvendit,drejtoritë komunale, grupet e margjinalizuara, dhe pjesëtarët e shoqërisë janë trajnuar lidhur me rolin e institucioneve në menaxhimin e financave komunale, rolin e anëtarëve të kuvendit krahas financave komunale, procesin e planifikimit të buxhetit komunal, kornizat afat-mesme të shpenzimeve, parashikimeve e të hyrave buxhetore, etj.

Organizata Jo-qeveritare “Dardanapress”, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur trajnimin e tretë një-ditor me anëtarët e Kuvendit lidhur me kornizën buxhetore dhe hartimi i buxhetit komunal.

Qëllimi i organizimit të trajnimit të tretë një ditor me anëtarët e Kuvendit Komunal ishte përfitimi i njohurive lidhur me kornizën buxhetore dhe hartimin e buxhetit komunal. Në këtë trajnim anëtarët e kuvendit, drejtoritë komunale, grupet e margjinalizuara, dhe pjesëtarët e shoqërisë janë trajnuar lidhur me rolin e institucioneve në menaxhimin e financave komunale, rolin e anëtarëve të kuvendit krahas financave komunale, procesin e planifikimit të buxhetit komunal, kornizat afat-mesme të shpenzimeve, parashikimeve e të hyrave buxhetore, etj.

Projekt menaxheri nga OJQ “DardanaPress”, Sherafedin Vranja ka thënë se “Qëllim i yni është që pjesa e buxhetit që ka të bëjë me investimet kapitale të hartohet së bashku me qytetarët, përkatësisht duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat e banorëve. Bazuar në këto nevoja, të hartohet buxheti edhe prioritetet dhe ti orientojmë në këtë drejtim, në mënyrë që buxheti i paraparë për investime kapitale, të jetë tërësisht në shërbim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve”.

Uji Dea

Në vazhdim të trajnimit të pranishmit janë njoftuar mbi rolin e institucioneve në menaxhimin e financave komunale,burimet e financimit të komunave,si dhe me procesin e planifikimit të buxhetit komunal. Si rekomandim kryesorë i dalë nga trajnimi është mbajta e konsultimeve publike, propozimet e dala nga konsultimet publike të merren parasysh dhe qëllim që të kontribuojnë në formulimin e buxhetit komunal, dhe të reflektojnë nevojat dhe prioritetet e banorëve.

Në këtë trajnim përveç anëtarëve të Kuvendit kanë marrë pjesë Drejtorë të Drejtorive Komunale,zyrtarja për barazi gjinore, grupi joformal i grave,përfaqësues të Handikosit, shoqëria civile dhe mediet lokale.

Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “, bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.