Fundamenti

Në Kamenicë vritet me thikë një 25-vjeçar

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Një 25-vjeçar nga Kamenica ka mbetur i vdekur si pasojë e therjes me thikë nga një i dyshuar rreth moshës 30-vjeç.

Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 22:00 në lagjen “Çamëria” në Kamenicë. Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan.

Policia në Kamenicë përmes telefonit ka pranuar një informatë se me datë 16.07.2012, rreth orës 22:00, në lagjen “Çamëria” në Kamenicë kishte ndodhur një rast therje me thikë.

Njësitet Patrulluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë një të dyshuar A. K. Lindur me 1983 me banim të përhershëm në Kamenicë që besohet të jetë i involvuar në këtë rast.

Mobi Casa

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e hetimeve rajonale si dhe njësitet Krim teknikës.
Viktima G. D. Lindur me 1989 me banim në Kamenicë me plagë të rënda me urgjencë është bartë në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku nga mjeku Kujdestar jemi njoftuar se si pasoj e plagëve ka ndërruar jetë.

Nga hetimet e para mësohet se motivi i këtij incidenti të rëndë të jenë mosmarrëveshjet që kishin pasur viktima dhe i dyshimti që njëherit janë fqinjë tha Hashani.

Me vendim të Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në institutin mjeko ligjor në Prishtinë.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Burimet tona mësojnë se i paraburgosuri është Agde Krasniqi. Hetimet rreth rasti janë duke i kryer hetimet rajonale./rajonipress/