GRANDEMALL

Në Kamenicë trajnohen kryetarët e këshillave të fshatrave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur trajnimin një ditor me kryetarët e këshillave të fshatrave të komunës së Kamenicës. Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor me kryetarët e këshillave të fshatrave ishte funksionalizimi i rolit të tyre mbi detyrat, përgjegjësitë dhe sfidat në lokalitete si dhe njoftimin me infrastrukturën ligjore dhe rregulloret komunale.

Si rekomandime të dala nga trajnimi një ditor janë: Rritja e investimeve kapitale nëpër zonat rurale, rregullimi i infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuar, emërimi i anëtareve të komisioneve gjatë monitorimit të realizimeve të projekteve nga këshillat e fshatit, rritja e bashkëpunimit me nivelin lokal, shqyrtimi i kërkesave të dërguara nga këshillat e fshatit dhe kthimi përgjigjeve brenda i afateve kohore, sigurimi i zyrave për këshillat e fshatit, realizimi dhe përfundimi i projekteve te filluara brenda afateve të caktuara.

Hidromorava

Vlen të theksohet shembulli i mirë i disa këshillave të fshatrave për vetiniciativë dhe vetëfinancim të mirëmbajtjes së pastërtisë, gjelbërimit dhe varrezave te fshatrave.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: kryetarët e këshillave të fshatrave, kryetarja e grupit joformal të grave, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.