Në Kamenicë të shtëna armësh, në Viti arrestime

Gjilan – Në fshatin Zajqec të Kamenicës persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar 33 gëzhoja të kalibrit të panjohur dyshohet të kenë qenë me gaz njoftoj policia e Kosovës.
Nuk raportohet për të lënduar dhe as të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.
Kurse në fshatin Ballancë të Vitisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej tetë ditëve./rajonipress/