Mobi Casa

Në Kamenicë promovohet libri “Katedralë letre” i Halil Matoshit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot në Kamenicë u promovua libri “Katedralë letre” i Halil Matoshit, që u cilësua si libër i pazakonshëm, sepse s’është libër për një temë, por për një tog dukurish që e mbizotërojnë jetën shoqëore në Kosovë.

Duke folur për rëndësinë e librit, profesori Nexhat Rexha, tha se duke i lexuar shkrimet e Halil Matoshit në këtë përmbledhje, çdo lexues i vëmendshëm mund t’i gjej disa karakteristika të padukshme të realitetit ballkanik e më gjerë njofton radiopremiera.

“Halil Matoshi, në shkrimet e tij qoftë publicitare, qoftë letrare, synon dhe prejudikon të nesërmen e cila domosdo ka kuptim për jetën tonë”, tha Rexha.

Ndërsa, Sylejman Morina theksoi se askush nuk mund të jetë indiferent nga krijimtaria e gjerë e Matoshit, duke qenë pjesëmarrës i të gjitha zhvillimeve në 20 vjetëshin e fundit.

Eco Higjiena

“Autori i librit “Katedralë letre” është me origjinë nga komuna jonë, i njohur në qarqet kulturore, politike, publicistike në Kosovë e më gjerë. Libri fillon me trajtimin e çështjeve të ndryshme antropologjike sociologjike e kulturore. Gjatë leximit të librit, mund të kuptojmë edhe biografinë e autorit, duke qenë pjesëmarrës në të gjitha zhvillimet në 20 vjetëshin e fundit”, u shpreh Morina.

I emocionuar që gjendej në mesin e mësimdhënësve, shokëve të fëmijërisë dhe bashkëvendësve të tij, autori i librit Halil Matoshi, tha se e ka shumë të vështirë të shprehet para tyre. “Miqtë më thonë shpesh, se jam i ashpër në debate të ndryshme, por sot para jush po ndihem shumë i vogël”, tha ai.

“Jam shumë i lumtur që gjendem sot në Kamenicë. Dhe jam shumë i lumtur, që shteti i ëndrrave, i shumë brezave me radhë, është bërë realitet. Duke parakalu nëpër Kamenicë, mu kthyen në retrovizor të gjitha ngjarjet, të gjitha vuajtjet nën një regjim të egër, ku kemi pasur jo vetëm jetën e armikut përmbi, por edhe jetën e rëndë të skamjes e mospasjes”, u shpreh Matoshi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.