RCCOLA

Në Kamenicë organizohet kampanjë vetëdijësuese kundër pirjes së duhanit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – OJQ-Dardanapress, në kuadër të projektit “Ta Mbrojmë Shëndetin e Rinisë”, financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, departamenti i Rinisë, ka organizuar kampanjën vetëdijësuese kundër pirjes së duhanit në qendrën e qytetit.

Qëllimi projektit është nxitja e të rinjve në parandalimin e përdorimit të duhanit përmes informimit të qytetarëve për pasojat negative të përdorimit te duhanit, si dhe të grumbullohen të dhëna lidhur me zbatimin e ligjit për kontrollin e përdorimit të duhanit në nivel komunal, të cilat do të shërbejnë si dëshmi për avokim në fuqizimin e aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit kundër duhanit.

KKVITI

Vullnetarët, nxënësit e Shkollës “Fan Noli” se bashku me stafin e Dardanapress-it, në qendër të qytetit kanë organizuar “kampanjën e kompensimit të cigares (një cigare e shuar, për një bombonë /fruta sezonale) “me qëllim për vetëdijesimin e të rinjve kundër pirjes së duhanit, duke shpërndarë fletushka, broshura, material edukativ./rajonipress/