Mobi Casa

Në Kamenicë organizohet debati i dytë lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Qëllimi i debatit ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet strukturave komunale me qytetarët lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Komunën e Kamenicës duke përfshi edhe Shoqërinë Civile.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin e dytë lidhur me Pjesëmarrjen e qytetarëve në Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Qëllimi i debatit ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet strukturave komunale me qytetarët lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Komunën e Kamenicës duke përfshi edhe Shoqërinë Civile.

Tema tjera të diskutimit gjatë debatit ishin edhe identifikimi i sfidave dhe problemeve më të cilat ballafaqohen qytetarët në mbrojtjen e monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, Shfrytëzimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore për zhvillimin e turizmit me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes të Trashëgimisë Kulturore.

GRANDEMALL

Pas diskutimeve nga pjesëmarrës në debat kanë dalë këto rekomandimet dhe konkluzione: Ndalja e degradimit të monumenteve të trashësisë kulturore, shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore me pllaka, hapja një muzeu arkeologjik dhe etnografik në qytet, vazhdimi i gërmimeve në kalanë e Kolinës, vazhdimi i gërmimeve dhe hulumtimeve në kalatë e shumta që gjenden në Komunën e Kamenicës, formimi i një komisioni për regjistrimin e të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore, ndarja e një buxheti të veçantë për blerjen artefakteve dhe mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore historike, caktimi i një hapësire për grumbullimin e artefakteve, organizimi i vizitave monumenteve të trashëgimisë kulturore, organizmi i orëve mësimore nëpër shkolla për trashëgiminë kulturore, vetëdijesimi i qytetarëve mbi mbrojtjen e monumenteve, etj.

Në këtë debat kanë marrë pjesë: Përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, qytetarë, zyrtar komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe mediat lokale.

Projekti: “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.