Fundamenti

Në Kamenicë, me aktivitete kulturore, artistike e sportive përmbyllet 14-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kadri Rahimaj së bashku me nënkryetarin Faton Jakupi, kryetarin e OVL UÇK-së në Kamenicë, Milaim Limoni, kryesuesin e Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, si dhe përfaqësues të tjerë komunal, përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës e filluan duke bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Po ashtu për këtë 14-të vjetor janë realizuar edhe aktivitete të tjera kulturore, artistike e sportive.

Uji Dea

Është mbajtur Turniri në Shah, ka filluar Turniri në Volejboll, ndërsa është zhvilluar edhe stërvitja e klubit të futbollit KIKA.

Aktivitetet kanë vazhduar me Përurimin e Këndit Muzeor, për të vazhduar më pas edhe me mbajtjen e Koncertit të Pavarësisë, duke u përmbyllur ky koncert nga fëmijët./rajonipress/