KKVITI

Në Kamenicë mbahen garat e recitatorëve

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në sallën e bibliotekës së gjimnazi “Ismail Qemali” u mbajtën garat e recitatorëve , të nxënësve të shkollave të mesme të ulëta dhe të shkollave të mesme të larta të komunës së Kamenicës.

Garat ishin organizuar nga drejtoria për arsim, në bashkëpunim me shkollat e komunës së Kamenicës.

Sipas drejtoreshës së Arsimit, Fahrije Kryeziu, sivjet garat kanë shënuar një përparim dhe kualitet më të mirë se vitet e kaluara. Sa i përket strukturës gjinore prej 26 pjesëmarrësve në gara, 23 prej tyre ishin vajza dhe vetëm tre djem.

Eco Higjiena

Komision vlerësues i përbërë nga Sabri Morina , Nijazi Kastrati dhe Nazim Maliqi nga recitatorët e shkollave të mesme të ulëta vendin e parë e ka zënë Selim Shabani, vendin e dytë Lejla Leci, ndërsa vendin e tretë e ndan Kaltërina Thaçi dhe Arbëresha Morina.

Ndërkaq, në kuadër të shkollave të mesme të larta vendin e parë e zuri Erza Matoshi, vendin e dytë Dorentinë Maliqi dhe vendin e tretë Dorentina Rrudhani./rajonipress/