RCCOLA

Në Kamenicë komunitetet debatojnë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Drejtoresha Ardita Dërmaku ka hapur këtë dëgjim duke u kërkuar atyre që t’i paraqesin kërkesat që ata kanë për lokalitetet ku jetojnë.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 me Komunitetet.
Pjesëmarrës në këtë dëgjim ishin: Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, Nënkryetarja nga Komunitetet, Aleksandra Jovanovic, Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore dhe qytetarë nga komunitetet.

Drejtoresha Ardita Dërmaku ka hapur këtë dëgjim duke u kërkuar atyre që t’i paraqesin kërkesat që ata kanë për lokalitetet ku jetojnë.

Fundamenti

“Arsyeja kryesore e këtij takimi është që përmes juve t’i marrim projektet prioritare që mendoni se janë të rëndësishme për lokalitetet ku jetoni. Edhe vitin e kaluar kemi mbajt dëgjime buxhetore me grupet e interesit. Në të njëjtën mënyrë do të vazhdojmë edhe ëktë vit për planifikimin e prioriteteve për vitin 2024. Ne krahasuar me vitin 2023 kemi rritje prej 17,48% për vitin 2024. Do të kemi rritje edhe në investime kapitale, si dhe në subvencione. Kërkoj nga ju t’i paraqitni kërkesat tuaja për vitin 2024”, ka thënë ajo.

Ndërsa Nënkryetarja Aleksandra Jovanovic, theksoi se është shumë e rëndësishme të paraqiten nga banorët nevojat që ata kanë pasi që me shqyrtimin e tyre dhe vendosjen në buxhet, do t’u përmirësohet jetesa.

“Sot jemi këtu të bëjmë debat për buxhetin për vitin e ardhshëm 2024. Do të jetë shumë e rëndësishme për vendimmarrje në lidhje me buxhetin i cili padyshim do të aprovohet përmes prioriteteve tuaja. Do të ishte me rëndësi që ne t’i marrim parasysh idetë, kërkesat, apo propozimet që mendoni t’i shpërfaqni në lidhje me lokalitetet ku jetoni. Sa më tepër që do të jepen propozime do të ishte më mirë sepse edhe jeta jonë do të avancohet dhe përmirësohet kur këto propozime implementohen për të mirën tonë. Nëse keni propozime, kërkesa, apo ide lirisht mund të prononcoheni dhe ne do t’i marrim për shqyrtim”, shtoi ajo./rajonipress/