Hidromorava

Në Kamenicë ka rënie të krimeve penale, debatohet për parandalimin e dhunës ekstreme

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Komandanti i Stacionit të Policisë së Kamenicës, Nazif Hajrizi, foli për sigurinë në Komunën e Kamenicës, duke e konsideruar të qetë dhe me rënie të krimeve penale.

Një debat i kësaj natyre mbajt në Kamenicë më temën “Përfshirja e Komunitetit në Parandalimin e Dhunës Ekstreme”, organizuar nga QKSS (Qendra Kosovare për Studime Strategjike). Moderator i këtij organizimi ishte, Skënder Perteshi, hulumtues i kësaj qendre. Penalistë, ishin: z. Begzad Sinani, Kryetar i Komunës së Kamenicë, z. Bujar Fera, nga Bashkësia Islame e Kamenicës dhe Nazif Hajrizi, Komandant i Stacionit Policor në Kamenicë.

Në Ketë takim morën pjesë, Kryetarët e Këshillave Lokale, anëtarët e Këshillave për Siguri në Bashkësi, shoqëria civile, mediat lokale dhe përfaqësues të KFOR-it amerikan dhe përfaqësuesit e FSK-së.

Moderatori Petreshi, duke i përmendur të gjitha llojet e ekstremizmave të cilat hasen në realitetin shoqëror të Kosovës, e në veçanti ekstremizmit te dhunshëm i cili mundohet që t’i paraqitet veprimet e veta në emër të fesë(islame).

Ai ofroi shumë fakte nga hulumtimet e bëra nga e qendrës hulumtuese(QKSS). Ai poashtu, tha se Kosova nuk është imune nga kjo dukuri e cila ka një shtrirje të gjerë. Njëherazi, sqaroi analizën e faktorëve të ndryshëm për që kanë ndikuar që disa të rinj tanë të jenë pjesëmarrës në luftëra të huaja.

Uji Dea

Interesante ishte struktura heterogjene e pjesëmarrësve, si dhe biografitë e tyre. Me sensibilizimin e opinionit dhe me marrjen e masave nga shteti numri i pjesëmarrësve kishte shënuar rënie. Pjesëmarrja e kosovarëve në luftërat e Lindjes së Afërt, ishte 314 veta. Kryetari Sinani në fjalën e tij, e përshkroi situatën në komunën tonë të kënaqshme.

“Ne kemi vënë një standard të bashkëpunimit me shumë akterë të sigurisë: KFOR-in, Policinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, FSK-në, Këshillat e Sigurisë në Bashkësi, pastaj bashkësitë fetare që veprojnë në Komunën e Kamenicës, kryetarët e Këshillave Lokale, OSBE -në, kemi bashkëpunuar edhe organizata joqeveritare që kanë prekur çështjen e sigurisë”.

Në emër të bashkësisë Islame foli, Bujar Fera, për përpjekjet e kryesisë së re të Bashkësisë Islame të Kamenicës, për aktivitetet e tyre, programet e parapara, bashkëpunimin me bashkësitë tjera fetare etj.

Njëherit kërkoi që sa më parë të zgjidhet statusi i bashkësive fetare. Komandanti i Stacionit të Policisë së Kamenicës, z.Nazif Hajrizi, foli për sigurinë në Komunën e Kamenicës, duke e konsideruar të qetë dhe me rënie të krimeve penale.

Ai foli për bashkëpunimin me komunën, Këshillat Lokale, si dhe për zbatimin strategjisë për luftimin e ekstremizmit, në të cilën është paraparë secili akter ta kryej pjesën e vet të përgjegjësive./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.