Në Kamenicë hajnat vjedhin në disa vendbanime shqiptare e serbe
Kamenicë – Komandanti Nazif Hajrizi, përmendi edhe disa raste të vjedhjeve, që kanë ndodhur në disa vendbanime shqiptare e serbe, si: Reqan, Petrit, Koretin. Por, duke u bazuar në statistikat policore tregojnë se shifrat për rastet e tilla nuk janë të larta.
Këshilli për Siguri në Bashkësi e mbajti mbledhjen e radhës të cilën e kryesoi nënkryetari
i komunës, Fatmir Matoshi.
Siguria në Komunën e Kamenicës, sipas nënkryetarit Matoshi dhe komandantit të Policisë së Kamenicës, Nazif Hajrizi u konsiderua e qetë dhe stabile.
Komandanti Nazif Hajrizi, përmendi edhe disa raste të vjedhjeve, që kanë ndodhur në disa vendbanime shqiptare e serbe, si: Reqan, Petrit, Koretin. Por, duke u bazuar në statistikat policore tregojnë se shifrat për rastet e tilla nuk janë të larta.
Policia është duke u angazhuar në zbulimin e atyre rasteve. Komandanti, kërkoi ndihmën edhe nga qytetarët që të ofrojnë informacione, si dhe nga grupi për siguri në bashkësi./rajonipress/


