FITORJA

Në Kamenicë gjatë këtij viti janë shënuar 20 raste të dhunës në familje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Mirsije Kastrati ka thënë se rastet e dhunës ndaj grave janë pothuajse të njëjta krahasuar me vitin paraprak, ku gjatë këtij viti janë gjithsej 20 raste të dhunës në familje, prej tyre 18 janë shqiptare, 1 serbe dhe 1 rome.

Me rastin e shënimit të kësaj dite Kryetarja e Grupit të Grave, Suna Zajmi Krasniqi, Nënkryetarja GGK, Azemine Maliqi, Zyrtarja për Barazi Gjinore, Teuta Kastrati, si dhe Nazmije Demolli-Kastrati, Koordinatore e NJKDNJ-së, vizituan Stacionin Policor të Kamenicës, përkatësisht Njësinë Dhuna në Familje, ku u takuan me Përgjegjësen e këtij Sektori znj.Mirsije Kastrati.

Qëllimi i takimit ishte informimi rreth numrit të rasteve gjatë këtij viti të dhunës ndaj grave.

Sipas, Mirsije Kastrati rastet e dhunës ndaj grave janë pothuajse të njëjta krahasuar me vitin paraprak, ku gjatë këtij viti janë gjithsej 20 raste të dhunës në familje, prej tyre 18 janë shqiptare, 1 serbe dhe 1 rom.

GRANDEMALL

Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, shënohet me qëllim të parandalimit të dhunës ndaj grave, e cila është një prej shkeljeve më të rënda të të drejtave të njeriut.

Bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe shoqërisë në tërësi, për parandalimin e dhunës ndaj gruas është i domosdoshëm, me qëllim të parandalimit të dhunës ndaj grave dhe për të formësuar një ambient të përgjithshëm ku dhuna ndaj grave është e papranueshme dhe e pa tolerueshme.

Gjatë kësaj dite për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, janë shpërndarë vetëm fletëpalosje me informacione sa i përket rëndësisë së kësaj dite./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.