Uji Dea

Në Kamenicë erërat dëmtojnë disa vetura

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Nga të reshurat atmosferike sot disa degë kanë shkaktuar dëme në disa vetura. Shtabi emergjent komunal bashkë me Zjarrfikësit kanë qëndruar në vendin e ngjarjes për vlerësim të situatës, e më pas edhe kanë larguar drunjtë e rënë ka shkruar Qëndron Kastrati.

“Uroj që këto të reshura të mos shkaktojnë dëme të mëdha në komunën tonë, ashtu siç ishin ato parapraket. Por, për çdo situatë ne jemi në gatishmëri të plotë për menaxhim të situatës. Një bravo e madhe për Zjarrfikësit dhe kolegët nga komuna për intervenimin e shpejtë” ka shkruar kreu i Kamenicës Kastrati.

Uji Dea

Ps: Ju lutem që për çdo eventualitet të lajmëroni Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, shtabin emergjent, si dhe Zjarrfikësit!