Eko Higjiena

Në Kamenicë dominojnë vjedhjet e shtëpive, shitoreve e bizneseve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sipas të dhënave zyrtare të prezantuara nga Gjykata Komunale në Kamenicë , numri i vjedhjeve të lehta është në rritje, ndërsa i atyre të rënda, në rënie. Shënjestrat e grabitësve, mbeten shtëpitë-banesat, shitoret e ndryshme të bizneseve etj.

Në një konferencë me gazetarë, organizuar nga Gjykata Komunale në Kamenicë, Zijadin Spahiu, kryetar i kësaj Gjykate, ka bërë të ditur se kuadri jo i mjaftueshëm i gjyqtarëve, po vazhdon të përbëjë problem për funksionimin sa më të mirë të Gjyqësorit në komunën e Kamenicës.

Kjo gjykatë ka vetëm 3 prej tyre. Kryetari i Gjykatës komunale në Kamenicë, Zijadin Spahiu, tha para gazetarëve lokal se gjykata komunale ka qenë transparente dhe do të jetë përherë kështu. “Ju e dini se unë jam shumë i hapur sa i përket raporti me mediet, kështu që ju inkurajojë që shkrimet tuaja të jenë në funksion të së vërtetës”, ka thënë Spahiu.

Në pyetjen tonë se si qëndron puna rreth delikuencës dhe vjedhjeve që bëhen nga ana e kryesve të këtyre veprave të shëmtuara, Spahiu tregon se është rritur dukshëm numri i vjedhjeve të kryera në komunën e Kamenicës.

UBT

Sipas të dhënave zyrtare të prezantuara sot nga Gjykata Komunale, numri i vjedhjeve të lehta është në rritje, ndërsa i atyre të rënda, në rënie. Shënjestrat e grabitësve, mbeten shtëpitë-banesat, shitoret e ndryshme të bizneseve etj.

Ai tregon se në këto vepra hynë edhe keqpërdorimi apo vjedhja e energjisë elektrike nga ana e disa qytetarëve të pandërgjegjshëm të komunës së Kamenicës. “Shumica e kryesve të këtyre veprave, janë adoleshentë”, thotë Spahiu, duke shtuar se gjatë nëntë muajve të këtij viti, Gjykata Komunale ka zgjidhur 391 lëndë, prej tyre 269 të rënda dhe lëndë të lehta.

Spahiu në fund, ka lavdëruar punën e kësaj gjykate si dhe punën e stafit profesional të kësaj gjykate njofton bashkëpunëtori jonë Rexhë Hasani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.