RCCOLA

Në Kamenicë diskutohet për Draft – Kodin e Etikës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Zijadin Thaqi ka thënë se ky Kod ka për qëllim të përcaktojë rregullat e sjelljes për zyrtarët e komunës sipas rregullave dhe standardeve të vendosura në përputhje me frymën e etikes profesionale dhe morale të komunës.

Komisioni për hartimin e Draft-Kodit të Etikës, ka mbajtur diskutimin publik lidhur me këtë dokument.

Të pranishëm në këtë diskutim ishin anëtarët e komisionit hartues të këtij dokumenti, Drejtorë të Drejtorive Komunale, Drejtori i Zyrës së Auditimit të Brendshëm, zyrtarë komunal, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë.

Kryesuesi i komisionit hartues të Draft-Kodit të Etikës, Zijadin Thaqi, para të pranishmëve ka paraqitur Draft-Kodin e Etikës.

Eco Higjiena

Ai ka thënë se ky Kod ka për qëllim të përcaktojë rregullat e sjelljes për zyrtarët e komunës sipas rregullave dhe standardeve të vendosura në përputhje me frymën e etikes profesionale dhe morale të komunës.

“Kodi synon zhvillimin e kulturës organizative të punës brenda institucionit për të forcuar dhe promovuar parimet bazë etike që do të zbatohen nga zyrtarët e komunës. Dispozitat e Kodit të Etikës zbatohen për të gjithë zyrtarët e komunës gjatë ushtrimit të funksioneve, detyrave ose kompetencave publike në bazë të legjislacionit në fuqi”, theksoi ai.

Pas prezantimit të Draft-Kodit të Etikës, pati edhe disa pyetje nga të pranishmit, të cilat kishin të bënin kryesisht me kodin e veshjes, formulimin e disa neneve.

Këto komente dhe sugjerime u morën parasysh nga komisioni hartues i Draft-Kodit të Etikës./rajonipress/