Mobi Casa

Në Kamenicë diskutohet për avokimin dhe lobimin e publikut në komunikim

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të njoftohen në praktikë se si të lobohet, të njoftohen me çështjet e arritjes së publikut dhe komunikimit sa u përket çështjeve të rinisë, barazisë gjinore si dhe të informohen për punën e kuvendit komunal, procedurat që lidhen me proceset, vendimet, procedura për paraqitjen e iniciativave të qytetarëve, tema që lidhen me zbatimin e ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë, si dhe ligjin për barazi gjinore si një mjet për përmirësimin e situatës së të rinjve dhe grave.

Mbahet trajnimi një ditor për avokimin, lobimin, arritjen e publikut dhe komunikimin. Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Netëork of Peace Movement (NOPM), në Kamenicë ka mbajtur trajnimin një-ditorë mbi avokimin, lobimin, arritjen e publikut dhe komunikimin, në kuadër të projektit“Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga OJQ NOPM.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të njoftohen në praktikë se si të lobohet, të njoftohen me çështjet e arritjes së publikut dhe komunikimit sa u përket çështjeve të rinisë, barazisë gjinore si dhe të informohen për punën e kuvendit komunal, procedurat që lidhen me proceset, vendimet, procedura për paraqitjen e iniciativave të qytetarëve, tema që lidhen me zbatimin e ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë, si dhe ligjin për barazi gjinore si një mjet për përmirësimin e situatës së të rinjve dhe grave.

ARKATANA

Shumica e të pranishmëve ishin anëtarë të Grupit Joformal të Grave të komunës së Kamenicës, zyrtarë komunal, qytetarë, të rinjë, etj. Në total rreth 30 pjesëmarrës.
Si rezultat i këtij trajnimi, të pranishmit u njoftuan më gjerësisht me kornizën ligjore që e rregullon çështjen për barazinë gjinore, pjesëmarrjen dhe përfshirjen qytetare, format dhe mënyrën e avokimit/lobimit, aktivizmin qytetar, etj.

Gjithashtu, të pranishmit janë njoftuar edhe për punën e kuvendit komunal, procedurat që lidhen me proceset, vendimet, procedura për paraqitjen e iniciativave të qytetarëve, tema që lidhen me zbatimin e ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë si dhe ligjin për barazi gjinore si një mjet për përmirësimin e situatës së të rinjve dhe grave.

Ky trajnimi ka shërbyer si mundësi për të diskutuar dhe avokuar tek autoritet komunale për hartimin e politikave lokale, lehtësimin e debateve dhe dëgjimeve publike, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të komiteteve këshillëdhënës, të rinjve, grupit të grave, komuniteteve dhe këshillave të fshatrave për pjesëmarrje në vendim-marrje dhe politikë-bërje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.