United Hospital

Në Kamenicë diskutohet ndryshimi i rregullores për përdorimin e automjeteve zyrtare

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) në kuadër të projektit“Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) , ka organizuar takimin e pestë të grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale për “Përdorimin e automjeteve zyrtare”.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet, harmonizohet dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi. Në përbërje të grupit punues kanë qenë drejtori i Administratës së Përgjithshme, zyrtarë ligjore, zyrtare komunal, etj.

Grupi punues i përbërë nga nëntë (9) anëtarë, ofruan diskutime dhe propozime në raport me rregulloren në fjalë, duke punuar përmes projektorit, ku u diskutuan dispozitat ligjore si dhe secilin nen veç e veç të rregullores me qëllim të plotësimit dhe harmonizimit të rregullores me legjislacioni primar dhe sekondar.

FIDANISHTJA

Vlen të përmendet ndihma dhe ekspertiza ligjore e ofruar nga zyrtarët e zyrës ligjore, duke kontribuuar në finalizim të draftit të parë.

Aktet ligjore që janë konsultuar janë Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Statuti i komunës së Kamenicës dhe rregullorja për procedurën e hartimit dhe publikimin e akteve të komunave si dhe udhëzimet administrative relevante me rregulloren në fjalë.

Si rezultat i punës së përbashkët gjatë këtij takimi anëtarët e grupit kanë dal me draftin e parë të kësaj rregulloreje që do të procedohet më tutje (komitetin për politikë dhe financa për shqyrtim, votim në parim (lexim te parë) në kuvend komunal, komitet për politike dhe financa për lexim të dytë, debat publik, dhe përfundimisht në miratim final në Kuvendin Komunal pas leximit të dytë.

Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.