ARKATANA

Në Kamenicë diskutohet mbi hartimin e buxhetit komunal dhe përfshirja e këshillave të fshatrave

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, ka thëne se realizimi i kërkesave nga këshillat e fshatit dhe kërkesave të dala nga dëgjimet publike është rezultat i miratimit të buxhetit nga të gjithë anëtarët e kuvendit, dhe për herë të parë buxheti komunal për investime kapitale kalon shumën mbi dy milion euro, duke bërë specifikimin e çdo projekti me emër dhe kode, trajtimi i kërkesave dhe kthimi i besimit në institucione është prioritet i qeverisjes komunale.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur punëtorinë një ditor me kryetarët e këshillave të fshatrave të komunës së Kamenicës, me temën “Cikli i hartimit të buxhetit komunal dhe përfshirja e këshillave të fshatrave”.

Qëllimi i organizimit të punëtorisë një ditore në mes të Këshillave të Fshatrave dhe Drejtorive Komunale ishte diskutimi mbi procesin e planifikimit të buxhetit komunal lidhur me realizimin e investimeve kapitale nëpër lokalitete, përgatitja e kërkesave dhe planifikimi buxhetor i projekteve që përgatiten nga Këshillat e Fshatrave.

Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, ka thëne se realizimi i kërkesave nga këshillat e fshatit dhe kërkesave të dala nga dëgjimet publike është rezultat i miratimit të buxhetit nga të gjithë anëtarët e kuvendit, dhe për herë të parë buxheti komunal për investime kapitale kalon shumën mbi dy milion euro, duke bërë specifikimin e çdo projekti me emër dhe kode, trajtimi i kërkesave dhe kthimi i besimit në institucione është prioritet i qeverisjes komunale.

Uji Dea

“Ri investimet në projektet e implementuara në të kaluarën për ne është shqetësuese, duke investuar në proceset nëntokësore po na krijojnë probleme në investime në procese mbi tokësore pasi që duhet të kthehemi prapë të investojmë në punimet e pa përfunduara më parë, themelimi i ndërmarrjes publike komunale do t`i lehtësojë dhe përmirësojë shërbimet publike e në veçanti mirëmbajtjes të hapësirave publike dhe gjelbërimit në komunën e Kamenicës” ka thënë Rahimaj

Kërkesat nga ana e kryetarëve të këshillave të fshatit ishin: Rregullimi i infrastrukturës rrugore, trajtimi i ujërave atmosferike, kanalizimit, ndriçimit, qenve endacak, hapja e rrugëve në viset malore dhe shtrimi me zhavorr, etj.

Si rekomandime të dala nga punëtoria një ditore janë: Rritja e pjesëmarrjes të qytetarëve në dëgjimet publike, përfshirja e projekteve të këshillave lokale në buxhet komunal, rritja e komunikimit në mes këshillave të fshatit me qeverisjen komunale, trajtimi i kërkesave dhe kthimi i përgjigjeve në afatet kohore, etj.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, kryetarët e këshillave të fshatit, koordinatorja e këshillave lokale, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.