Eko Higjiena

Në Kamenicë diskutohet mbështetja institucionale për themelimin e Shoqatave të Pronarëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Gjatë këtij takimi është diskutuar për rolin, përgjegjësitë dhe aktivitetet e komisionit, me fokus të veçantë në mbështetjen e pronarëve të ndërtesave në bashkëpronësi për inicimin dhe themelimin e shoqatave të pronarëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, së bashku me shefin e kabinetit të kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, kanë zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit Komunal për Inicimin dhe Ndihmën ndaj Pronarëve të Ndërtesave në Bashkëpronësi për Krijimin e Shoqatave të Pronarëve.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për rolin, përgjegjësitë dhe aktivitetet e komisionit, me fokus të veçantë në mbështetjen e pronarëve të ndërtesave në bashkëpronësi për inicimin dhe themelimin e shoqatave të pronarëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

FIDANISHTJA

Nënkryetarja Bajralija theksoi rëndësinë e themelimit të këtyre shoqatave për identifikimin e problemeve me të cilat përballen pronarët e ndërtesave në bashkëpronësi, si dhe për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e përbashkët të objekteve.

Nga ana tjetër, shefi i kabinetit të kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, nënvizoi mbështetjen e Komunës së Kamenicës ndaj këtij procesi, duke theksuar se institucionet komunale do të jenë të përkushtuara për ta zhvilluar atë në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese që të gjitha palët e përfshira të dalin të kënaqura.

Kurse kryesuesi i Komisionit, Durim Biqkaj, u shpreh se komisioni në bashkëpunim me anëtarët e tij është i përkushtuar që përmes takimeve, dëgjimeve publike dhe asistencës direkte, t’u ofrojë pronarëve udhëzime praktike dhe mbështetje ligjore për krijimin e shoqatave të pronarëve, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të problemeve të mundshme në të ardhmen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.