Fundamenti

Në Kamenicë diskutohet lidhur me transparencën në administratën Komunale

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Qëllimi i organizimit të tryezës është diskutimi i sfidave dhe mundësive për rritjen e transparencës në administratën publike si dhe shqyrtimi i kërkesave të qytetareve drejtuar zyrës se Kryetarit të Komunës dhe Drejtorive Komunale.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur tryezën e dytë lidhur me transparencën në administratën publike si dhe shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve nga ana e ekzekutivit.

Qëllimi i organizimit të tryezës është diskutimi i sfidave dhe mundësive për rritjen e transparencës në administratën publike si dhe shqyrtimi i kërkesave të qytetareve drejtuar zyrës se Kryetarit të Komunës dhe Drejtorive Komunale.

Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, ka thëne se vendimmarrja për ne dhe institucionet komunale është një sfide e madhe pasi që deri me tani politika ka zhgënjyer qytetarin dhe ne pikërisht po mundohemi qe te jemi sa më pranë qytetarit përmes dëgjimeve publike dhe buxhetore ku kërkesat e dala nga këto takime i kemi inkorporuar mbi 80% në buxhetin komunal për vitin 2023.

RCCOLA

“Publikimi i raportit të punës së kryetarit me 173 faqe dhe publikimi i raporteve të Drejtorive Komunale tregojnë se nga vendi i 22 të ranguar viteve të kaluara për transparencë,tani Komuna e Kamenicës është renditur e treta ne nivel vendi, dhe ky është një element që tregon që kemi rritje të transparencës, rritja e transparencës kthen besimin e qytetarëve në institucionet komunale dhe ne do jemi gjithë herë në shërbim të qytetarëve ”. ka thënë Rahimaj.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh mendimet e tyre lidhur me rritjen e transparencës në administratën komunale përmes publikimeve te raporteve, vendimeve, debateve publike, dëgjimeve publike, si dhe realizimi i kërkesave të qytetareve dhe këshillave lokale.

Nga kjo tryezë janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.
Si rekomandim kryesor i dalë nga tryeza është trajtimi dhe shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve drejtuar ekzekutivit,përfundimi i projekteve te filluara para shume vitesh,komunikimi me qytetar në zonat rurale,realizmi i kërkesave të qytetareve të dala nga dëgjimet publike,organizimi i fushatave vetëdijësuese nga ana e qeverisjes komunale se bashku me shoqërinë civile për arritjen e një rritje të dukshme të transparencës dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Kryetari Komunës Kadri Rahimaj, zëvendës kryetarja për komunitete Aleksandra Jovanovic, Drejtorët e Drejtorive Komunale, qytetar, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediet lokale./rajonipress/