GRANDEMALL

Në Kamenicë debatohet për hartimin e planeve të punës për Komitetet Konsultative për vitin 2023

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur tryezën hartimi i planit të punës për Komitetet Konsultative për vitin 2023. Qëllimi i organizimit të tryezës ishte hartimi i planit vjetor të punës për vitin 2023 të Komiteteve Konsultative në ngritjen e kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe rritjen e efikasitetit.

Në këtë tryezë anëtarët e komiteteve konsultative së bashku me stafin e Dardanapress-it, kanë bërë draft hartimin e planit të punës për katër komitete konsultative për vitin 2023.

Si rekomandime të dala nga tryeza janë: planifikimi i aktiviteteve, obligohen komitetet konsultative gjatë aktiviteteve të merren parasysh kërkesat dhe nevojat e grupeve te margjinalizuara e ne veçanti personave me aftësi të kufizuar,të jenë aktiv në hartimin e rregulloreve komunale, dhe në monitorimin e zbatimin të legjislacionit përkatës nga organet ekzekutive të komunës.

FIDANISHTJA

Në fund të tryezës anëtarët e komiteteve kanë prezantuar draft planet e përgatitura në tryezë si dhe kanë diskutuar hapur për konkluzionet dhe rekomandimet mbi planet e punës të cilat plane Komitetet Konsultative duhet të i vendosin si pikë të rendit të ditës dhe ato të miratohen në mbledhjen e radhës që do ti mbajnë këto komitete.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: anëtarët e komiteteve konsultative, grupi joformal i grave, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.

Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut thuhet në njoftimin e Sherafedin Vranja, projekt menaxher./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.