Eko Higjiena

Në Kamenicë debatohet për etikën, transparencën dhe llogaridhënien në Administratën Komunale

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM) në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës kanë mbajtur sot punëtorinë lidhur me etikën, transparencën dhe llogaridhënien në Administratën Komunale.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë Drejtorë të Drejtorive Komunale, zyrtarë komunal, OJQ dhe të tjerë.

Mobi Casa

Në këtë punëtori janë informuar zyrtarët komunal, posaçërisht Drejtoritë Komunale për konfliktin e interesit, llogaridhënien dhe transparencën e tyre në Administratën Lokale dhe Ekzekutivin.

Kjo punëtori është pjesë e projektit “Forcimi i integritetit të të rinjve dhe nëpunësve civilë për të luftuar korrupsionin në nivel lokal” që mbështetet nga programi “Shoqëria Civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA), ka kënaqësinë të ju ftojë në punëtorinë mbi etikën, transparencën dhe llogaridhënien në administratën lokale për ekzekutivin./rajonipress/