RCCOLA

Në Kamenicë debatohet në kuadër të projektit “ReRural”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Projekti “ReRural-Reneë Rural Areas” është projekt pjesë e të cilit është edhe Komuna e Kamenicës si partner, e që po implementohet nga Ballkan Green Foundation në bashkëpunim me SDEWES Center nga Universiteti i Zagrebit në Kroaci, RDA Green Karst në Slloveni, dhe LIR Evolution në Bosnie dhe Hercegovinë të mbështetur nga EUKI.

Projekti ka për qëllim që të ndikojë në tranzicionin e drejtë të energjisë kryesisht në zonat rurale dhe me fokus më shumë tek të rinjët në promovimin e një komuniteti të energjisë (KE).

Ky komunitet do të mund të lehtësojë aplikimin e masave të energjisë efiçiente dhe integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në këto zona e cila do të reflektojë në zvogëlimin e varfërisë energjetike.

Aktivitetet që parashihen në këtë projekt kanë të bëjnë me përmirësimin dhe zgjerimin e kapaciteteve institucionale dhe shoqërore përmes takimeve, trajnimeve dhe punëtorive.

Uji Dea

Poashtu, parashihen shkolla verore dhe vizita studimore për të rinjtë, për të parë nga afër shembujt pozitiv dhe praktikat më të mira.

Në tryezën e mbajtur sot, ku i pranishëm ka qenë edhe Kryetari Rahimaj është diskutuar mbi sektorin e energjisë në komunën e Kamenicës, zhvillimin e kapaciteteve brenda komunës së Kamenicës, shkollat verore dhe angazhimin e të rinjve në kuadër të aktiviteteve të dizajnuara nga ky projekt, komunitetet e energjisë dhe ndikimin i tyre, si dhe tranzicionin e energjisë dhe aplikimin e masave efiçiente.

Rahimaj ka njoftuar të pranishmit se cilat janë projektet të cilat po realizohen në Komunën e Kamenicës në këtë frymë si dhe ka bërë të ditur që bashkëpunimi me Ballkan Green Foundation do të vazhdojë, si dhe është shprehur i lumtur që Komuna e Kamenicës është pjesë e projekti./rajonipress/