GRANDEMALL

Në Kamenicë debatohet lidhur me transparencën e Kuvendit Komunal

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Qëllimi i organizimit të tryezës ishte diskutimi i problemeve dhe sfidave që pamundësojnë pjesëmarrjen e qytetarëve dhe grupeve të interesit në proceset e vendimmarrjes, si dhe shqyrtimi i mundësive për të përmirësuar gjendjen.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur tryezën e parë lidhur transparencën e Kuvendit Komunal dhe vendimmarrjen gjithëpërfshirëse me fokus pjesëmarrjen e qytetarëve ne seanca.

Qëllimi i organizimit të tryezës ishte diskutimi i problemeve dhe sfidave që pamundësojnë pjesëmarrjen e qytetarëve dhe grupeve të interesit në proceset e vendimmarrjes, si dhe shqyrtimi i mundësive për të përmirësuar gjendjen.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.

Mobi Casa

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza është vendosja në funksion e mekanizmave me të cilat disponon kuvendi komunal, organizimi i fushatave vetëdijësuese nga ana e shoqërisë civile, shqyrtimi dhe njoftimi me kohë nga ana e Kuvendit dhe institucioneve komunale ndaj kërkesave të qytetarëve, fuqizimi dhe rregullimi i kushteve të punës Këshillave Lokale, takime sa më të shpeshta të përzgjedhurve me qytetarë, përmirësimi i kushteve në infrastrukturë personave me nevoja të veçanta, etj.

Përfaqësimi i qytetarëve në vendimmarrje sipas diskutimeve është shqetësues duke përfshirë rolin e anëtarëve të kuvendit, prandaj kërkohet të rritet cilësia e debatit në Kuvend e cila është më se e domosdoshme për funksionimin sa më të mirë të Kuvendit dhe trupave të sajë.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Kryesuesi i Kuvendit Komunal,anëtarët e Kuvendit Komunal, qytetar, grupi joformal i grave, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediet lokale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.