Fundamenti

Në Kamenicë buka 30 cent

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Një bukë 500 gramësh, qytetarët e Komunës së Kamenicës tashmë do ta paguajnë 10 cent më lirë, pra 30 cent. Madje ky çmim pritet të ulet edhe më, thonë përgjegjësit e supermarketeve.

Sipas furrtarëve të këtushëm, çmimin e bukës e ka diktuar konkurrenca që po i bëhet furrtarëve nga ana e super marketeve që ekzistojnë në qytetin e Kamenicës njofton bashkëpunëtori jonë Rexhep Hasani.

UBT

Konsumatorët e këtij qyteti e kanë mirëpritur zbritjen prej 10 cent të bukës. Njëri prej qytetarëve shprehet se çmimi deri në 30 cent për një bukë, do të ndikoj pozitivisht tek qytetarët. Ai tregon se ka familje skamnore që të vetmin gjë në tryezë e kanë vetëm bukën.

Me hapjen e marketeve, tashmë shitoret e vogla si dhe vetëshërbimet e qytetit, po e vërejnë “ikjen” e konsumatorëve drejtë supermarketeve, ku në të shumtën e artikujve kanë bërë zbritjen e çmimeve të tyre për fundvit./rajonipress/