FITORJA

Në Kamenicë arrestohen dy serb për sulm seksual ndaj një serbeje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në fshatin Kolloleq të Kamenicës raportohet se më 27 mars janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serb nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat sulm seksual dhe kanosje ndaj viktimës femër serbe. Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në Qendrën e ndalimit njoftoj Policia e Kosovës.

Ndërkaq në Gjilan kanë ndodhur dy raste të ndara. Raportohet se në lagjen “Arbëria” në një lokal për lojëra (bilardo) janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar meshkuj shqiptar nën dyshimin se të njëjtit posedojnë substancë të dyshuara narkotike.

Gjatë kontrollimit tek të dyshuarit janë gjetur dy qese me peshë 130.5 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, pesë thika të madhësive të ndryshme dhe një revole shkrepës. Me urdhër të Prokurorit pesë të dyshuar lirohen, ndërsa një i dyshuar është dërguar në Qendrën e ndalimit.

FIDANISHTJA

Kurse në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan njësitë policore kanë arrit të arrestojnë të dyshuarin mashkull shqiptar pasi që i njëjti fillimisht nuk i ka përgjigjur urdhrit të policit për të ndalur veturën, dhe ka vazhduar me shpejtësi të madhe ta ngas veturën ku ka goditur dhe thyer disa pengesa të cilat ishin vendosur për shkak të punimeve në rrugë.

Pas intervistimit të dyshuarit është kuptuar që veturës i kishte kaluar regjistrimi dhe sigurimi. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në Qendrën e ndalimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.