Uji Dea

Në gjumë, “vret” 70 mijë pula!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

I zgjuar nga gjumi pasi që një natë më parë kishte qenë i dehur tapë, Joshua Shelton nuk e kishte idenë se përse ndodhej në atë fermë pulash dhe se çfarë kishte bërë gjatë natës. Policët pastaj u desh t`ia sqarojnë se ai ishte fajtor i drejtpërdrejtë për ngordhjen e 70 mijë pulave të kësaj ferme. Por, si kishte ndodhur kjo?

Pas pijes me shokë, Joshua i lodhur kishte gjetur strehë pushimi në fermën në fjalë. Para se të rehatohej në kashtë për të fjetur, ai kishte ndërprerë rrymën dhe kishte rënë të flinte. Por kjo ishte treguar me pasoja fatale për pulat e fermës. Rryma që kishte shkyqur ai, kishte ndërprerë ujin dhe ushqimin për 70 mijë pulat e fermës dhe kishte shkaktuar kështu ngordhjen e të gjithave.

KKVITI

Përveç nga policia, për shkelje të qetësisë, Joshua është paditur edhe nga pronari i fermës i cili e bën fajtor atë për shkatërrimin e pasurisë së tij. 21 vjeçari ndodhet në burg dhe mund të mbrohet në liri nëse paguan 75 mijë dollarë.