UBT

Në Gjilan zyrtarisht nis edicioni i 35-të “Flaka e Janarit”, bëhen homazhe të varrezat e dëshmorëve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve ka nisur edicioni i 35-të i manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”.

Nderimi për të rënët për liri, me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, ka shënuar nismën simbolike të Manifestimin Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2026”, i 35-ti me radhë, që organizohet nën përkujdesjen e Komunës së Gjilanit, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, bashkë me Familjarë të Dëshmorëve, Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, deputetë, përfaqësues të institucioneve publike, përfaqësues politik e të tjerë, pasi bënë homazhe, ka thënë se sot po e fillojnë manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”, me shumë aktivitete përkujtimore dhe kulturore në nderim të dëshmorëve, për ta ruajtur traditën dhe mbajtur gjallë flakën e lirisë dhe të kujtesës.

“Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve nisëm edicionin e 35-të të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”. Bashkë me familje të dëshmorëve, veteranë të luftës, shoqata të OVL-UÇK-së dhe përfaqësues institucionesh, nderuam të rënët që u flijuan në altarin e lirisë. Vepra dhe sakrifica e tyre do të kujtohet gjithmonë ndër breza. Lavdi Dëshmorëve të Kombit”, ka thënë Hyseni.

UBT

Më pas, është bërë një vizitë në Kazermën e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), në Gjilan, ku drejtuesit e komunës dhe të tjerë janë pritur nga Komanda e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së, në krye me komandantin, nënkolonel Arben Avdyli, i cili u shpreh i nderuar që vizitohen në këtë ditë të shënuar dhe ka njoftuar për angazhimet ushtarake të këtij regjimenti.

Nga ana e tij, i pari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se ndihet i lumtur për këtë vizitë në kazermë, veçanërisht sot kur po e fillojnë Manifestimin e “Flakës…”, që organizohet në nderim të atyre që dhanë jetën për liri, e që është një lloj përkujtimi i përvitshëm, për ta bartë mesazhin brez pas brezi, për përpjekjet dhe sakrificat për liri.

Përndryshe, agjenda e “Flakës së Janarit 2026”, për ditën e sotme vazhdon tutje, ku në mbrëmje parashihet të kemi defile dhe të bëhet edhe Ndezja e Flakadanit të “Flakës së Janarit…”, përcjellë nga Orkestra Frymore “Selman Vokshi”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.