Hidromorava

Në Gjilan vazhdon kampanja e pastrimit “Green & Clean”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Ka vazhduar edhe sot në Gjilan kampanja e pastrimit “Green & Clean”, ku mori pjesë edhe kryetari Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, qytetarë, aktivistë e përfaqësues të shoqërisë civile.

Aktivitetet e kampanjës së pastrimit kanë nisur në sheshin e qytetit, për të vazhduar me pastrimin e QKMF-së, pastrimin e fshatit Velekincë dhe dy shkollat, “Musa Zajmi” e “Mulla Idriz Gjilani”.

Hyseni u ka bërë thirrje sërish qytetarëve të Gjilanit që t’i bashkohen fushatës së pastrimit.

UBT

“Përveç pastrimit, të kujdesemi që gjendjen të mos e kthejmë më herët para kampanjës së pastrimit”, ka thënë Hyseni.

Kampanja e pastrimit vazhdon më 28 prill në lagjen Dardania (10:00), për të vazhduar në fshatin Miresh (13:00), në shkollat fillore “Selami Hallaqi” e “Nazim Hikmet” (14:00) dhe pastrimi i kampusit të shkollave të mesme (16:00).

Kampanja e pastrimit “Green & Clean” ka nisur më 22 prill dhe do të zgjasë deri më 5 qershor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.