GRANDEMALL

Në Gjilan u mbajt konferenca e VII-të shkencore rajonale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit është mbajtur konferencë shkencore rajonale e shtata me radhe, me përfaqësues nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi konferencë e cila është e vetmja në nivel të Kosovës që ka këtë dimension të organizimit, me temën “Kosova 10 vjet shtet, sfidat në Arsim, Ekonomi, Siguri dhe Sundim të Ligjit”.

Në këtë konferencë ishte një përfaqësim i fuqishëm udhëheqës politik nga niveli lokal dhe qendror, pastaj përfaqësues nga fusha e sundimit të ligjit, përfaqësues universitar, profesor dhe studiues të fushave të ndryshme.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që është edhe mbështetës i organizimit të konferencës, ka thënë se Kosova në të gjitha dimensionet ka përparuar, që nga arsimi, shëndetësia, ekonomia, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik etj.

“Këtë periudhë dhjetë vjeçare, Kosova e ka kaluar me përparim në të gjitha dimensionet. Në kuptim të investimeve, sundimit të ligjit, arsimit, shëndetësisë, në kuptimin etik, integrimeve gjeo-ndërkombëtare që është jashtëzakonisht me vlerë për institucionet si politika rekomanduese, për nivelin qendror në veçanti, por edhe për nivelin lokal, sepse është i rëndësishëm roli i Komunave në punën që bëjnë dhe angazhimin që kanë”, ka thënë kryetari Haziri.

Eco Higjiena

Ai tha se kjo është një konferencë me brend për ne dhe besojmë shumë që do të ketë sukses dhe po presim përfundimin e saj dhe rekomandimet e saj që sigurisht janë me shumë vlerë për tu trajtuar gjatë këtij viti dhe të ardhmes normalisht.

Flamur Hyseni, kryetari Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike, në një prononcim të shkurtër tha se kjo konferencë ka mbi 100 pjesëmarrës nga shtetet rajonale dhe Kosova. Ai ka potencuar se është një punë dhe angazhim që në nivel vendi por edhe rajonal nuk ka të tillë organizim, përpos në Gjilan që tashmë është një brend i organizimeve të përjetshme

Burim Haliti, pjesë e organizimit ka thënë se kjo konferencë është e suksesshme sepse ka arritur ti realizoj të gjitha objektivat e saj. Janë grumbulluar punimet që kanë vlera të larta shkencore dhe janë ide të fuqishme për zhvillim të vendit, për ligjshmëri, për integrimet evropiane dhe aspektin e përgatitjes së shoqërisë për integrim në këtë familje të madhe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.