FITORJA

Në Gjilan, së shpejti fillojnë kontrollet sistematike mjekësore të nxënësve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Gjilan së shpejti pritet të fillojnë kontrollet sistematike shëndetësore të nxënësve.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani ka takuar sot për këtë qëllim drejtoreshën e Arsimit, Albana Demiri, ku kanë diskutuar për fillimin e vizitave sistematike mjekësore në shkollat fillore të kësaj komune.

Nxënësit e klasës së parë, pestë dhe të nëntë, janë target i kontrolleve mjekësore për shkak të specifikave në zhvillim.

Vlerësimi i gjendjes shëndetësore të nxënësve do të bëhet në ekzaminimin e shëndetit oral: higjiena e gojës dhe dhëmbëve, diagnozat ortodontike etj, dhe në parametrat e përgjithshëm shëndetësor siç janë qëndrimi e zhvillimi trupor, pesha, gjatësia, lëkura, pastërtia, sëmundjet e veshit e syrit, zhvillimi kognitiv-emocional e konstatime të tjera, ka thënë drejtoresha Osmani.

Uji Dea

Drejtoresha e Arsimit, Demiri, potencoi se këto kontrolle mjekësore janë të nevojshme për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, duke treguar që numri i nxënësve që do të jenë target për këtë vit është mbi 3800 nxënës.

Gjithashtu Osmani dhe Demiri u dakorduan që nga viti tjetër shkollor, të fillohet me kontrolle edhe për fëmijët e nivelit parafillor në të gjitha institucionet edukativo-arsimore.

Këto kontrolle priten të realizohen javëve në vazhdim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.