Fundamenti

Në Gjilan rrahën mes vete dy shqiptarë, në Llabjan vidhen dy krerë gjedhe

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Sipas policisë së Kosovës në dy raste të ndara në rajonin e Anamoravës janë përfshirë dy shqiptarë në rrahje në Gjilan , derisa në Llabjan një shqiptarë i ka vjedhur dy krerë gjedhe një bashkëvendësi të tij.

Sipas policisë rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Abdullah Presheva” në Gjilan. Në këtë lagje ka ndodhur një rrahje në mes të dyshuarit shqiptar dhe viktimës mashkull shqiptar, me ç`rast i dyshuari me një shkop të drurit e godet në kokë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fundamenti

Kurse rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Llabjan ku është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti dyshohet të ketë vjedhur dy krerë gjedhe në stallën e viktimës mashkull shqiptar.

Me urdhër të Prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/