ARKATANA

Në Gjilan prezantohet projekti “Të rinjtë në Agrobiznes – Regjioni Ekonomik Lindor”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është prezantuar sot projekti “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor”, i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me 11 komunat e regjionit lindje.

Duke folur për këtë program, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka theksuar se qëllimi kryesor i projektit është që të krijoj punësim fitimprurës dhe gjenerim të të ardhurave për të rinjtë e këtij regjioni.

“Ky është njëri nga programet kryesore i Bashkimit Europian në sektorin e lindjes. Duke qenë se agrobiznesi është baza e zhvillimit lokal ekonomik, unë shpresoj shumë që për 22 muaj sa zgjatë ky projekt, t’i arrijmë objektivat për të përfituar rinia e këtij regjioni”, ka thënë Haziri.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ai i Hanit të Elezit, Rufki Suma dhe përfaqësuesit e komunave tjera, kanë falënderuar kryetarin Haziri për organizimin e këtij takimi të përbashkët, duke ofruar bashkëpunim të plotë në implementim të këtij programi.

FIDANISHTJA

Ata theksuan se Gjilani është shndërruar ne epiqendër të regjionit sa i përket projekte të BE’së.

Ndërkohë, Rrezarta Jakupi, konsulente e kontraktuar prej Komunës së Gjilanit, pohoi se rezultat i këtij projekti do të jetë rritja e punësimit të punëkërkuesve, duke i përgatitur ata për profesionet e kërkuara në treg, përmirësimin e lidhjes mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve për të siguruar përputhjen mes ofertës dhe kërkesës në fushën e agro-përpunimit.

Në kuadër të projektit, është paraparë themelimi i inkubatorit të agrobiznesit në regjionin ekonomik lindor, 50 trajnime në agropërpunim dhe ushqim, 50 trajnime në prodhimin e serrave dhe operimit me fidanet, 100 trajnime të të rinjve për mediat sociale për agrobiznes dhe agro-marketing me fokus themelimin e agro-ndërmarrëve të rinjë, 250 persona të certifikuar në aftësimin profesional dhe të trajnuar në agrokulturë, sikurse edhe 100 praktika të kontraktuara nga ndërmarrjet agropërpunuese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.