FIDANISHTJA

Në Gjilan prangosen 5 persona të dyshuar për posedim e shpërndarje droge

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës ka arrestuar pesë (5) persona të dyshuar për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge si dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, gjatë një pune operative-hetimore, në fshatin Koretin të Gjilanit ka ndaluar një veturë dhe dy persona të dyshuar, ku gjatë kontrollit është gjetur një revole me 8 fishekë dhe një sasi e marihuanës. Me këtë rast të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge neni 273’, si dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve neni 374’.

Njësiti antidrogë në Gjilan, në bashkëpunim edhe me trafikun rajonal dhe patrulla tjera policore kanë ndaluar edhe një veturë tjetër të përfshirë në këtë rast, me ç’rast në automjetin e tyre është gjetur një sasi e narkotikëve.

Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë:

ARKATANA

B.V. lindur me 1966, m/sh/kosovar
A.H. linddur me 1973, m/sh/kosovar
Sh.Ll.lindur me 1982, m/sh/kosovar
P.B.lindur me 1980, m/sh/i Shqipërisë
E.M. lindur me 1989, m/sh/i Shqipërisë

Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të gjithë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit, përderisa rasti është duke u hetuar edhe më tej.

Sendet e sekuestruara në cilësi të provave materiale lidhur me këtë rast janë:

tri paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 13.395 gramë, një revole TT e kalibrit 7. 62 me një karikator me 8 fishekë, 2 vetura të cilat kanë qenë duke i vozitur të dyshuarit, 205 euro, 800 dinar të Serbisë, 1020 lekë të Shqipërisë, 5 telefona celularë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.