Në Gjilan plaçkitet kisha ortodokse dhe një këmbimore

Gjilan – Në kishën ortodokse në Gjilan janë vjedhur qirinj prej bakri kurse në një këmbimore është grabitur ke forcë një arkë e rëndë 2 kg me para.

Policia në Gjilan të enjten ka njoftuar për dy raste të rënda dhe të ndera në Gjilan të grabitjes dhe vjedhjes.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se vjedhja e parë ka ndodhur në kishën ortodokse në Gjilan . Ankuesi Prifti Ortodoks i Kishës së qytetit të Gjilanit R . Zivkovic i lindur 1959, ka raportuar për një vjedhje në objektin e Kishës.

Patrulla Policore e Sektorit II, menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka verifikuar informatën. Sipas ankuesit vjedhja ka ndodhur në brendësin e Kishës me ç’rast janë vjedhur pesë mbajtës të qirinjve prej bakri.

Ankuesi deklaron se këto materiale kanë qenë të vendosura në tavanin e kishës më herët e që kohën e saktë nuk e dinë. Në mbrëmjen e datës 22.12.2012 rreth orës 19:00 ka vërejtur derën e Kishës të hapur .Vlerën e materialit të vjedhur ankuesi nuk e dinë . Në vendin e ngjarjes ishte edhe njësiti i Forenzikës –NJHK-së Gjilan të cilët kanë bërë procedimin e vendit të ngjarjes. Të dyshuar nuk ka. Duhet të ceket se rasti nuk ishte paraqitur në polici me kohë , ankuesi arsyetohet se gjoja “nuk e kanë ditë se punon natën Hetuesia e Policisë”. Në konsultim me Prokurorin Publike Komunale, prokurori E. Ademi rastin e ka dërguar për hetime të mëtutjeshme tha Hashani.

Grabitet këmbimorja

Në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan sipas policisë ka ndodhur një grabitje e armatosur. Hashani tha se ankuesi ka njoftuar se derisa ka qenë duke punuar në lokalin këmbimore (transfer parash) “Ëestern Union” janë futur dy persona të panjohur me maska në kokë, me trup mesatar, njëri nga të dyshuarit duke e drejtuar një armë të shkurtër nga viktima, ka grabitur arkën 2 kg nga metali me para në të.

Vlera e parave në të nuk dihet. Të dyshuarit posa kanë marrë paratë kanë dal nga lokali dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore . Në konsultim me Prokurorin Publik të Qarkut, rasti procedohet për hetime të mëtejme tha Hashani./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS