RCCOLA

Në Gjilan përfundon shpërndarja e faturave të tatimit në pronë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Financave, ka përfunduar shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë, të enjten më 15 mars.

Komuna njofton tatimpaguesit të cilët nuk i kanë marrë faturat që të lajmërohen në zyrat e takimit në pronë, ndërkaq ata që kanë vërejtje këtë mund ta bëjnë deri më 30 prill, duke i paraqitur ankesat në zyrat përkatëse.

Hidromorava

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që t’i përmbushin obligimet e tyre, duke thënë se të gjitha mjetet e grumbulluara të tatimit në pronë do t’u kthehen qytetarëve me investime në infrastrukturë, duke ua bërë jetën më të mirë.

Ndryshe, Komuna ka nisur shpërndarjen e faturave më 29 janar. /rajonipress/