FIDANISHTJA

Në Gjilan organizohet manifestim për nder të Ditëlindjes së Profetit Muhamedit a.s.

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në pranin e shumë besimtarëve, imamëve dhe hoxhallarëve të Bashkësisë Islame të Gjilanit, mysafirëve nga KBI- e Vitisë dhe komunës së Kamenicës si dhe të Ambasadores së Republikës së Turqisë në Kosovë, Zonjës Këliç dhe të nënkryetarit të komunës së Gjilanit z. Rexhep Kadriut, të Ilmi Krasniqit, anëtar i kryesisë së BIK-ut, Vedat Sahitit, këshilltar i Myftiut Naim Tërnava e të tjerëve, manifestimin e shpalli të hapur z. Naim ef. Aliu, kryetar i KBI-së së Gjilanit.

Naim efendiu, pasi përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, foli shkurtimisht për shëmbëlltyrën e profetit Muhamedit a.s. pastaj duke mos harruar të përmend edhe krizat e luftërave, e sidomos u ndal pak sa tek krimet terroriste që po ndodhin e duke theksuar krimet e bëra para dy –tri ditëve në Stamboll meqë rast edhe iu shprehë ngushëllime ambasadores së Turqisë në vendin tone znj. Këlliq dhe popullit turk dhe duke dëshiruar që ngjarje të tilla të mos ndodhin askund në botë.

Lindja e profetit Muhamed është ngjarje më e rëndësishme në historinë Islame nga se misioni i tij prej profeti e bëri njeriun që të njohë krijuesin fuqiplotë ndërsa botën që të ketë më shumë qetësi, drejtësi, paqe e lumturi. Naim efendiu në vazhdim foli edhe për traditën e festimit të Datëlindjes së Pejgamberit a.s. apo Mevludit tek populli ynë është e kamotshme dhe si e tillë me shekuj është festuar si në ambientet familjare ashtu edhe në ato fetare. Kjo është dëshmi që në mënyrën më të mire është shprehur respekti ndaj Muhamedit a.s.

Ai në vazhdim përgëzoi dhe falënderoi: ylematë, imamët, hoxhallarët për kontributin e dhënë përmes ligjëratave të tyre në Xhami apo gjetiu kanë mbajtur gjallë shëmbëlltyrën e Muhamedit a.s.tek ne.

Ligjëruesi i vetëm në këtë manifestim tradicional ishte Qazim Qazimi, ish drejtor i Medreses “Alaudin” dhe dekan e FSI-së në Prishtinë, i cili që në fillim të ligjëratës së tij në Temën:”Muhamedi a.s. prijatari më me ndikim në udhëzimin e njerëzimit” potencoi traditën shumë shekullore tek shqiptarët të mbajtjes së festës së Mevludit-Ditëlindjes së pejgamberit a.s. të cilën shqiptarët mysliman e kremtojnë çdo vit. Me këtë rast shprehet dashuria dhe përkushtimi i besimtarëve ndaj pejgamberit Muhamedit a.s.

Dashuria ndaj Muhamedit a.s. brez pas brezi është shprehur edhe në forma, trajta e mënyra të tjera edhe atë përmes penës shumë poetë kanë thurë vargje në prozë e poezi, poema e tregime. Poashtu Muhamedit a.s. gjatë gjithë kohës i kënduan ilahi e mevlude.

Në vazhdim të ligjëratës së tij Qazimi foli për jetën e Pejgamberit a.s. duke cekur edhe paralajmërimet për ardhjen e profetit në këtë botë edhe nga pegamberët para tij si nga Musai a.s. dhe Isai a.s.

ARKATANA

Muhamedi a.s. u lind më 12 të muajit rebiu El-Evelit-ditë e hënë të vitit të Elefantëve apo më 20 prill të vitit 571 në Meke dhe po në të njëjtën ditë dhe datë kur u mbushi 63 vjetë ndërroi jetë në Medine.

Në ditën e lindjes së Muhamedit a.s, potencoi Qazimi, ndodhën mrekullitë që kishte bërë Allahu duke i afruar Yjët shumë afër tokës,pastaj bëri që Pallatit të Kisrasë t`i rrënohen 14 shtyllat e tij, shuerja e zjarrit të zjarputistëve, u thyen idhujt që ishin brenda Qabes,u shterr uji në liqenin e quajtur Sava,u shfaq një dritë e madhe dhe rënja në sexhde e të posalindurit (Muhamedit a.s.) e mrekulli të tjera.

Në vazhdim dr. Qazimi foli për jetën fëminore të Muhamedit a.s. për përkujdesjen ndaj tij nga xhaxhai dhe gjyshi i tij pasi që herët kishte mbetur pa prindër. Pastaj për jetën e Muhamedin a.s. si profet që nga fillimi shpalljes së vajhit(fillimi të shpalljes së Kur’anit) e deri në ditën kur Ai ndërroi jetë.

Në fund të ligjëratës së tij sërish dr. Qazimi elaboroi mbi fenomenin e Mevludit dhe historikun e tij. Mevludi i parë është shkruajtur nga Shejh Ebu el-Hatabi në fillim të shekullit të VII-të , ndërsa tek Turqit Mevludin e parë e përpiloi-shkroi Sulejman Qelebiu në Bursa në vitin 1409.

Tek ne shqiptarët Mevludin e parë e përpiloi poeti i madh Hasan Zuko Kamberi. Ndërsa Mevludi i parë u mbajt ( organizua) në qytetin Irbilit të Irakut në vitin 625.

Dr. Qazimi theksoi edhe këtë se sivjet për herë të parë Arabia Saudite kremton Ditëlindjen e Muhamedit a.s. Dhe në fund të ligjëratës së tij dr. Qazimi dha edhe këtë mesazh për Ditëlindjen ( festën) e Muhamedit a.s. Është realitet i pa mohueshëm se vetëm falë islamit që në princip nuk ka dhunë dhe e kultivon paqen, shqiptarët e ruajtën identitetin, gjuhën, kulturën lëndore dhe shpirtërore në etnosin e tyre dhe u shpëtuan pa u sllavizua, pa u greqizua, latinizua dhe turqizua. Duhet dijtur se asnjëherë nuk do të ketë civilizim të mirëfilltë pa popull të qytetëruar, pa fe dhe pa atdhe, theksoi në fund të ligjëratës së tij Qazim Qazimi./islam osmani/islam osmani/ rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.