Në Gjilan një qytetar gjendet i vdekur, në një pus të thellë

Gjilan – Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se viktima mashkull shqiptar me të meta psikike ka dal nga shtëpia që nga data 10 prill për të ruajtur bagëtinë dhe nuk është kthyer më njoftoj policia e Kosovës.
Më datën 11.04.2014 njësitet policore të mbështetura nga qytetarët dhe njësiti i zjarrfikësve kanë gjetur trupin e personit të humbur – viktimës pa shenja jete në një pus 5-6 metra të thellë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./rajonipress/