ARKATANA

Në Gjilan nis shënimi i Javës së Shkopit të Bardhë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Gjilan ka nisur shënimi i Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkopi të Bardhë. Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë hapjes ka deklaruar se është i nderuar që sot po shënojnë Javën e Shkopit të Bardhë për komunitetin dhe për të gjithë, për mundësi të barabarta.

“Ne duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të koordinohemi për të gjitha llojet e aktiviteteve, në mënyrë që të integrohen të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë. Zoti nuk na ka falë të barabartë, por na i ka dhënë mundësitë e barabarta. Gjilani është zgjedhur si komunë për implementim të programit të UNICEF për trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Ne do të punojmë në integrimin e fëmijëve në shkolla, përmes ndihmës që ofron sektori i arsimit dhe mirëqenies sociale, në mënyrë që të integrohen që në fëmijërinë e hershme”, ka thënë Haziri.

Haziri e ka falënderuar kryetarin e Shoqatës së të Verbërve në Gjilan, Bajram Spahiu, për punën e madhe, ndërkaq pohoi se çdo ditë dhe çdo javë duhet të jetë ditë e mundësive të barabarta.

Hidromorava

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve në Gjilan, Bajram Spahiu, e ka falënderuar kryetarin Hazitri për bashkëpunimin që kanë pasur që prej themelimit të kësaj shoqate, derisa pohoi se do të vazhdojnë me aktivitete tjera në kuadër të shënimit të Javës së Shkopit të Bardhë.

Përndryshe, Kombet e Bashkuara në vitin 1963 kanë shpall vendimin që nga 15 e deri më 23 tetor, të jetë Java Ndërkombëtare e Njeriut me Shkop të Bardhë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.